Doktori i VIP-ve demaskon keq JOQ-in

Doktori i VIP-ve demaskon keq JOQ-in

13:47, 22/11/2020

Ditëve të fundit Klinika KEIT ka qenë cak i një raportimi nga JOQ, të cilët treguan disa biseda ku klinika akuzohet për punë joprofesionale.

Por, nga burime të brendshme anonime të klinikes, flitet se këto ditet e fundit prenotimet, trajtimet estetike dhe operacionet e KEIT janërritur tej mase dhe dyshohet se kjo është një gjetje e re gjeniale marketingu e dr. Skerdit, e ngjashme me ate te Burger King dhe te Elon Musk me Tesla Cyber Truck.

I kontaktuar nga stafi, ynë dr. Skerdi nuk ka lëshuar asnjë koment specifik për këtë histori, por, ka anashkaluar me elegancë dhe ironi pyetjet tona.

Po, le të analizojmë pak me thellë, brenda 24 orëve janë publikuar 3 shkrime nga “pacientë” të ndryshëm që ankohen për “deformime të frikshme” pas operacioneve dhe per “sjellje harbute” të  stafit. Në redaksinë tonë dyshimi është forcuar sidomos pas postimit të fundit kur një “paciente ankohej” vetëm sot dhe sapo kishte “hedhur në gjyq” kliniken për një “operacion” të kryer para 5 vjetesh.

Çudia është se si është e mundur “pacientja” ka “pritur” kaq shumë dhe, nga një kontroll i imtësishëm në website të gjykatës së Tiranës, nuk rezulton asnjë padi ndaj klinikes KEIT.

Edhe disa komentues në Facebook, kanë bërë komente duke hedhur hije dyshimi rreth ndonjë strategjie dinake marketingu të dr. Skerdit.

Deri tani vetëm dy gjëra janë të sigurta:

E para, rrjetet sociale dhe portalet po gumezhijne e flasin për klinikën KEIT dhe e dyta, kësaj të fundit i janë rritur shumë prenotimet, faqet ne rrjetet sociale, operacionet e te ardhurat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco