Pse rikthimi i 'Tom dhe Jerry' po irriton fansat e filmit?

Pse rikthimi i 'Tom dhe Jerry' po irriton fansat e filmit?

09:40, 22/11/2020

Të gjithë e lidhim fëmijërinë tonë me dy personazhet më të ndjera të asaj periudhe: Tom dhe Jerry.
Një lajm i mirë erdhi për të gjithë fansat kur u paralajmërua një rikthim i tij.
Me publikimin e trilerit të filmit,  janë zbuluar detajet e para. 
Bëhet e ditur se pjesë e filmit do të jetë edhe aktorja Grace Moretz që do të luajë rolin e Kaylas.

Kayla punëson Tomin për të hequr qafe miun Jerry dhe lufta mes tyre do të zhvillohet në një hotel në New York.
Por, ajo çfarë i habiti të gjithë, është fakti se ky rikthim nuk është pritur mirë nga publiku.

Disa nuk u pëlqen faktin sesi duken dy karakteret. 
“Është kaq kot. Po prishni show-n origjinal. E shpifur”- shkruan një përdorues në Twitter.
Dhe pse publiku nuk duhet aspak entuziast për rikthimin e personazheve, na ngelet të presim deri në publikimin e plotë të filmit, për të kuptuar se si do të pritet ai nga publiku.


Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco