Çfarë e shkakton goditjen në tru

Çfarë e shkakton goditjen në tru

20:17, 30/10/2020

Në “Abc-ja e mëngjesit”, neuroradiologu Eugen Enesi foli për goditjen në tru, e njohur ndryshe si (stroku).

Ai theksoi se stroku është një sëmundje vdekjeprurëse dhe se nuk duhet neglizhuar nga qytetarët.

“Stroku është një gjendje e trurit që vjen si pasojë ose  enjë mbyllje të një ene gjaku ose e një çarje të një ene gjaku, pra hemorragji e trurit. Është një goditje që truri pëson si pasojë e dëmtimit të enëve të gjakut. Sëmundje kaq vdekjeprurëse, sot me avancimin e mjekësisë janë të shërueshme”, tha Enesi.

Gjatë bisedës në studio, neuroradiologu intervencionues Arben Rroji, shpjegoi shenjat paralajmëruese se kur personat duhet të fillojnë të shqetësohen.

“Në momentin që mbyllet një enë gjaku, pushon së funksionuari ai territor i trurit që është përgjegjës, për disa funksione si lëvizshmëria e dorës , këmbës, shikueshmëria dhe e folura. Nëse pacienti arrin ta perceptojë një situatë të tillë, duhet të paraqitet menjëherë në emergjencë. Nëse një enë gjaku është e mbyllur, truri kalon në nekrozë në vdekje që është një periudhë 6 orë. Në kalojnë 6 orë e kemi të kotë ndërhyrjen pasi nuk ndihmon. Pacienti duhet që në momentin  e parë të evidentimit të shenjave duhet të paraqitet afër qendrës shëndetësore”, tha Rroji.

Gjatë bisedës në studio me gazetarin Enkel Demi, ai tha se qendra strokë në spitalin “Amerikan”, Anestezist, reanimator Rudin Domi tha se thuajse çdo ditë ka konsulte të përbashkëta me pacientët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco