VIDEO/ Sezer në ‘Syri i Keq’ flet për përshtatjen e ngjyrës së flokëve me tiparet e fytyrës

VIDEO/ Sezer në ‘Syri i Keq’ flet për përshtatjen e ngjyrës së flokëve me tiparet e fytyrës

16:41, 30/10/2020

Ditën e sotme, i ftuar në emisionin “Syri i keq”, ishte i ftuar Sezer-i, i cili prej vitesh ka hapur një sallon bukurie në qendër të Tiranës.

Gjatë emisionit, Sezer foli për përshtatjen e e ngjyrës së flokëve me tiparet e fytyrës.

“Jo të gjithëve u shkon ngjyra e kuqe. Femrat me lëkurë të errët, nuk duhet të provojnë tek biondja. Janë 50 nuanca bionde, dhe një vajzë duhet të bëjë zgjedhjen e duhur me ndihmën e parukierit.

Ngjyra që unë urrej është ngjyra e verdhë. Ndërsa për ngjyrën e kuqe, është e vështirë të mbahet, pasi del shumë shpejt. Kujt i shkon e kuqja? I shkon vajzave që janë me pigment lëkure të bardhë, por ngjyrë të theksuar të syve, pra me njgyrë bojëqielli, gri. “

Gjithashtu, Sezer foli edhe për kalimin e flokëve nga ngjyra e zezë, kafja e errët apo e kuqe në bionde, është me rrezik pasi do t’u dëmtohet floku tërësisht.

“Ngjyrat që janë të vështira për tu kthyer biondë janë: ngjyra e zezë, kafja e errët dhe e kuqe. Ju bëj një thirrje të gjitha vajzave me këto ngjyra flokësh, të mos tentojnë të kthehen te biondja direkt, pasi do tu dëmtohen flokët tërësisht.”/K.H/Syri.net/ 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco