Ngrënia e këtij ushqimi çdo ditë, mund të largojë shtimin e peshës që lidhet me moshën

Ngrënia e këtij ushqimi çdo ditë, mund të largojë shtimin e peshës që lidhet me moshën

22:32, 28/10/2020

Rezulton se avokadot, si një ushqim i përdorur kohëve të fundi gjithandej, mund të jenë gjithashtu çelësi për të mbajtur peshë stabile ndërsa plakemi.

Sipas Daily Mail, një studim nga Kalifornia ka ekzaminuar dietat e 55,000 burrave dhe grave mbi moshën 30 vjeçare për 11 vitet e fundit. Ata i peshuan pjesëmarrësit në fillim të studimit, në gjysmë, dhe në fund. Ata që raportuan të hanin të paktën një të katërtën e një avokado në baza ditore ishin 15 për qind më pak të ngjarë të vuajnë nga mbipesha me kalimin e kohës. Një arsye tjetër për ta dashur këtë frut të shijshëm.

Studimi vjen nga Universiteti Loma Linda në Kaliforni, i cili është i njëjti institucion që doli në krye të lajmeve vitin e kaluar për ofertën e tyre për të paguar 1.000 njerëz 300 dollarë për të ngrënë avokado çdo ditë.

Këto rezultate gjithashtu rreshtohen me një studim tjetër të botuar në tetor, i cili përsëri vëzhgonte pjesëmarrësit që hanin avokado në baza ditore. Në këtë rast, ata zbuluan se ishin veçanërisht të dobishëm në uljen e kolesterolit LDL, ose “të keq”, falë vetive të tyre antioksiduese.

Siç e dini ndoshta, problemet e kolesterolit të lartë dhe peshës janë shpesh të lidhura, kështu që ka kuptim që ulja e kolesterolit të keq mund të ndihmojë edhe me peshën tuaj.

Mbani në mend, ky nuk është një justifikim për ta tepruar me avokado – si çdo ushqim tjetër, pa marrë parasysh sa i shëndetshëm është, ekziston ende potenciali për “shumë gjëra të mira”.

Për fat të mirë, ekspertët nuk kanë problem me njerëzit që hanë maksimumi një avokado të plotë në baza ditore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco