Astrologe Meri jep lajmin e mirë për këtë shenjë: Do keni ndryshime të rëndësishme në plane e projekte

Astrologe Meri jep lajmin e mirë për këtë shenjë: Do keni ndryshime të rëndësishme në plane e projekte

12:21, 26/10/2020

Astrologia e njohur Meri Shehu ka dhënë parashikimin e saj për ditën e sotme, 26 tetor 2020.

‘E hënë dhe Dielli në Akrep takohet me asteroidin Urania.  Urania ështq përfaqësuese e Artit teknikes astronomisë dhe Astrologjisë.  Njohuritë matematikore dhe aftësia për të llogaritur me saktësi sot do jenë më të fuqizuara.  Sot Hëna në  shenjën  e Peshkut  do na bëjë disi romantik dhe sakrifikues për njerzit e dashur. Duke qenë se Mërkuri është i kundërt në Akrep tendencat e kthimit të personave nga e kaluara mund të sjellin vlerësim por edhe pasiguri për të ardhmen.  Afërdita do jetë edhe sot dhe nesër në Virgjëresh para se të kaloj në Peshore dhe na japin më shumë dëshirë për të bukurën dhe harmonine në jetën tonë.  Edhe sot llogaritë dhe analizat do pengojnë paksa ndriçimin dhe bukurinë e ndjenjave’ shkruan në pjesën hyrëse astrologia meri Shehu.  

Dashi

Dielli është çliruar nga hija e Mërkurit të kundërt dhe ju çliron edhe ju nga nervat apo nga paqartësitë në planet tuaja si edhe pengesat e drejtëpërdrejta. Kujdes me komunikimin ngatërresat dhe udhëtimet

Demi

Ju çlirohet një mundësi e mirë pas disa lëvizjeve strategjike si në shah të fitoni nga një bashkëpunim apo nga një parashikim i cili ju paralajmëron dhe merrni masat e duhura

Binjakët

Sot do keni një ndryshim pune dhe sigurisht duke bërë llogaritë do arrini në përfundimin që edhe mund tju interesoj ky ndryshim

Gaforrja

Një modernizim në marrëdhëniet tuaja sentimentale do ju detyroj të ndryshoni mënyrën e të jetuarit në çift duke lejuar hapësira në marrëdhënie

Luani

Sot do ju sjellin një surprizë në shtëpinë tuaj e cila do duket si nje dhurate për tju bërë me llogjik dhe për tju nxitur ide të reja dhe ndryshime të llogaritura

Virgjeresha

Edhe sot Aferdita në shenjën tuaj do ju jap një eufori ndriçimi e pozitiviteti. Duhet ta shfrytëzoni pasi vijnë disa lajme që do sjellin ndryshime me shpenzime dhe paqëndrueshmëri në jetën personale

Peshorja

Do keni ndryshime të rëndësishme në plane e projekte si edhe një sqarim që do bëhet sot në një çështje të fshehte personale apo ekonomike

Akrepi

Asteroidi Urania ju sjell modernizëm dhe saktësi në planifikime e llogaritje. Një rrugë e re hapet para jush duke ju ndryshuar komplet planet

Shigjetari

Forca parashikuese dhe arsyetuese me ide të reja do lindi në një moment të vështirë në të cilën mund të ndodheni në një çështje pune apo bllokimi personal

Bricjapi

Kundërshtarët tuaj sot mund të jenë më të organizuar apo më të përgatitur se ju në ditën e sotme në lëvizjet dhe strategjinë e tyre. Prandaj mos i nënvleftesoni as në detaje sot

Ujori

Çdo forcë parashikuese dhe ideore do ju vij në ndihme sot dhe ju si mjeshtër të së resë dhe ideve të përparuara mund të jeni një hap para të tjerëve

Peshqit

Sot Hëna në shenjën tuaj do ju sjell një ndjesi paqëndrueshmerie e cila do ndikohet nga kërkesat dhe dominancat e dikujt që bashkëpunoni apo jeni nën urdhra

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco