24 shtator, dita kur e vranë pabesisht Dedë Gjo Lulin

24 shtator, dita kur e vranë pabesisht Dedë Gjo Lulin

11:50, 24/09/2020

Heroi i Popullit, Dedë Gjo Luli  lindi në 1840 dhe u vra në 1915.

Dedë Gjo Luli u dallua në luftën e organizuar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit për mbrojtjen e Hotit e të Grudës, që në bazë të vendimeve të Kongresit të Berlinit duhej t’i dorëzoheshin Malit të Zi.

Aftësitë e tij si organizator dhe prijës luftarak u shfaqën sidomos gjatë Kryengritjes kundërosmane të vitit 1911.

Në bashkëpunim me qarqet atdhetare parashtroi Memorandumin e Greçës, kërkesën për autonominë territoriale-administrative të mbarë Shqipërisë.

Edhe mbas Shpalljes së Pavarësisë, për shkak të gjendjes së krijuar nga luftërat ballkanike dhe nga vendimet e padrejta të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, Dedë Gjo Luli vazhdoi luftën për mbrojtjen e vendit dhe bashkimin kombëtar.

Më 24 shtator 1915 forcat serbo-malazeze e vranë pabesisht në Sheshëz afër Oroshit (Mirditë).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco