Të do vërtetë apo të përdor? Jepi fund dilemës duke u bazuar te këto 3 shenja

Të do vërtetë apo të përdor? Jepi fund dilemës duke u bazuar te këto 3 shenja

22:32, 23/09/2020

Pasiguria në marrëdhëniet romantike është e pashmangshme. Ndonjëherë kemi pritshmëri shumë të larta për partneri/en dhe përfundojnë të zhgënjyer.

Mirëpo, ka disa shenja që mund t’ju ndihmojnë të kuptoni nëse partneri ju do vërtet ose po ju përdor.

 

Këto janë 3 shenjat që tregojnë se ai ju do vërtet:

Të shikon gjatë gjithë kohës

Artistët e këngëve romantike kanë shkruar shumë tekste: Nëse ai nuk t’i heq sytë, ka rënë vërtet në dashuri me ty. Nëse keni vënë re se ai ju shikoni me shumë dashuri kur ju thoni diçka ose kur jeni veshur bukur, gëzohuni pasi ai ka rënë në dashuri me ju.

Di shumë për ty dhe sërish të zgjedh ty

Të gjithë kemi një të kaluar dhe nëse ai qëndron me ty edhe pasi ka dëgjuar gjithë sekretet e jetës tënde, atëherë ai të do. Madje një përqafim i ngrohtë, pasi i keni treguar një histori është një shenjë dashurie dhe mbështetjeje në çdo situatë.

Ai i mendon sjelljet e tij se si ato ndikojnë tek ti

Ne të gjithë kemi modelet tona të sjelljes dhe jo gjithmonë kuptojmë plotësisht se si ato ndikojnë tek njerëzit e tjerë. Nëse vini re se ai shqetësohet se si do të ndikojë sjellja e tij tek humori juaj, mbajeni fort atë njeri. Një person që merakoset për humorin tuaj, ta dini se i intereson shumë.

 

Ndërkohë shenjat që tregojnë se ai po ju përdor:

Nuk ju bën të ndiheni e veçantë

Kur ai ju flet të tjerëve për ju nuk shfaq asnjë emocion. Kjo nuk është një shenjë e mirë. Ai madje ju vë në pozita të vështira duke ju krahasuar me të tjerët. Pra, shkurtimisht, nuk ju bën të ndiheni e veçantë.

Ju bën të ndiheni fajtore

Sipas tij, ju nuk bëni asgjë mirë. Edhe nëse ju jepni maksimumin, sërish për atë nuk bëni mjaftueshëm. Ai ka aftësinë për t’ju bërë të ndiheni fajtore.

Zhduket papritur

Ju bëni plane së bashku dhe ai zhduket në momentin e fundit. Madje, as nuk jua hap telefonin. Ai vërtet mund të jetë i zënë, por kjo nuk e justifikon sjelljen e tij dyshuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco