Treni i parë turistik nga Wuhan-i rifillon punën

Treni i parë turistik nga Wuhan-i rifillon punën

08:08, 22/09/2020

Një tren turistik me 950 udhëtarë u nis të shtunën nga qyteti i Wuhan-it, dikur epiqendra e shpërthimit të epidemisë në Kinë, për një turne argëtues dyditor në provincën Hubei.

Ky është treni i parë turistik nga Wuhan-i që kur qyteti u godit rëndë nga epidemia e COVID-19. Ai rifilloi shërbimin pas një pauze prej 302 ditësh.

Treni turistik do t'i çojë udhëtarët në qytetin historik të Xiangyang-ut, ku ata do të vizitojnë murin e lashtë të qytetit, lumin Xiangshui dhe pika të tjera historike e kulturore gjatë fundjavës, sipas drejtorisë hekurudhore të Wuhan-it.

Përveç masave të rregullta të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë, kjo drejtori ka bërë rregullime lidhur me kohën e hipjes e të zbritjes nga treni, dhe ka hapur një pikë të posaçme hyrjeje të udhëtarëve dhe një zonë pritjeje të veçantë për ta. Shërbimet e tjera përfshijnë konsultimet e udhëtimit, bërjen e fotografive dhe mbartjen e bagazheve.

Drejtoria hekurudhore e Wuhan-it u shpreh se do të krijohen edhe itinerare të tjera të trenave turistikë, për të rritur turizmin brenda provincës Hubei dhe turizmin ndërmjet provincave, shkruan gazetari Fang Xiaoyu i CRI.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco