Horoskopi/ Ja kush janë pikat e dobëta dhe të forta tek shenjat e zjarrit

Horoskopi/ Ja kush janë pikat e dobëta dhe të forta tek shenjat e zjarrit

13:36, 18/09/2020

Tre janë shenjat e zjarrit: Dashi, Luani, Shigjetari.

Shenjat e Dashit, Luanit dhe Shigjetarit janë pjesë e "grupit" të parë .

 Duke pasur parasysh temperamentin e gjallë dhe pothuajse gjithmonë të vrullshëm të këtij grupi, kushdo që lind nën një nga këto shenja ka një personalitet të fortë që nuk kalon pa u vënë re.

Dashi (21 Marsit - 20 Prill), i pari i Zodiakut. Zjarri i Dashit është i lëvizshëm dhe i vrullshëm.

Pikat e forta: Janë të  pajisur me një vitalitet dhe guxim të habitshëm. Kështu, ata janë shumë të shkathët dhe dinamik, të aftë të pranojnë sfida të reja dhe t'i kapërcejnë ato. Forca e tyre e brendshme, gjithashtu përkthehet në optimizëm dhe spontanitet , si dhe një pasion të zjarrtë si në dashuri ashtu edhe në lidhje me jetën në përgjithësi.

Pikat e dobëta: Prirja për të pranuar sfida të reja i çon njerëzit e Dashit të jenë shumë konkurrues , ndonjëherë më shumë se sa duhet. Përveç kësaj, ekziston një prirje e caktuar për impulsivitet, padurim dhe madje acarim , për shkak të karakteristikave të forta dhe mbizotëruese të elementit të Zjarrit.

Luani (23 Korrik-23Gusht), pothuajse aq energjik sa Dashi, dhe tepër bujarë.

Pikat e forta: Njerëzit e Luanit njihen për bujarinë dhe krenarinë e tyre. Këto dy cilësi janë veçanërisht të dukshme kur janë në shoqëri, ku dallohen për karizmin dhe forcën e tyre lëvizëse . Për këtë arsye, individët e shenjës së Luanit janë perfekte për të qenë udhëheqës dhe për të ndihmuar ato që janë në telashe.

Pikat e dobëta: Personaliteti i tyre i fortë dhe ndikimi i Diellit, shpesh i bën ata të jenë tepër të përqendruar tek vetja dhe pamja e tyre duke lënë kështu në hije aspekte të tjera të rëndësishme. 

Gjithashtu, si shenjat e tjera të zjarrit, ata priren të jenë agresivë ndonjëherë, megjithëse arrijnë të qetësohen shpejt .

Shigjetari (22 Nëntor-21 Dhjetor) pothuajse gjithmonë në udhëtime ,  të gatshëm për të njohur gjëra dhe njerëz të rinj.

Pikat e forta: Shigjetari është plot pozitivitet dhe është një shenjë bujare dhe largpamëse , me një frymë të shkëlqyer iniciative. Temperamenti i tij kryesisht i gëzuar , bën që ai të ketë një shoqëri të shkëlqyeshme.

Pikat e dobëta : pranon sfida të reja me dëshirë, por kjo mund të çojë në gabimin e impulsivitetit dhe naivitetit . Për më tepër, ndershmëria e tij shpesh kthehet në mungesë të diplomacisë 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco