Mundohen gjithmonë por nuk ja dalin; Këto janë shenjat që nuk i buzëqesh fati në dashuri

Mundohen gjithmonë por nuk ja dalin; Këto janë shenjat që nuk i buzëqesh fati në dashuri

19:53, 11/08/2020

Gaforrja

Shumë të fokusuara pas familjes, por përgjithësisht zhgënjehen. Mbase nga pritshmëritë e larta, ose mbase ngaqë e mbytin partnerin me vëmendje. Jo rrallëherë përfundojnë të tradhtuara.

Virgjëresha

Duken të ftohta dhe autoritare, por gratë e Virgjëreshës janë në të vërtetë shumë romantike dhe të ndjeshme. Kështu që lëndimi i tyre është jashtëzakonisht i lehtë, por ata që jetojnë pranë tyre, mbase nuk e kuptojnë këtë. Shumë largohen prej tyre. Disa burra nuk e durojnë dot mbikontrollin e një Virgjëreshe.

Bricjapi

Për gratë e kësaj shenje është mrekulli të pasurit fat në dashuri, sepse nuk e kanë. Përballen me gënjeshtra dhe tradhti herë pas here dhe besimin e kanë të vrarë.

Peshqit

Problemi i tyre është besimi i tepërt që i japin fillimisht partnerit, pa e njohur. Madje veprojnë njësoj në çdolloj marrëdhënieje. Nuk mendohen dy herë për të hequr dorë nga dëshirat e tyre për të vënë të parat të partnerit. Kjo i çon në zhgënjim edhe më të madh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco