Horoskopi i të martës/ Shenjat që do ta marrin veten gjatë ditës

Horoskopi i të martës/ Shenjat që do ta marrin veten gjatë ditës

23:16, 13/07/2020

Dashi-Gjatë kësaj dite mund të ketë pak mërzi në çift, sidomos për ata që kanë kohë që janë bashkë. Duhet të mundoheni që të bëni diçka për ta gjallëruar lidhjen. Ndoshta problemet financiare mund të ndikojnë në raportin në çift. Në punë do të jeni disi të stresuar, por rezultatet do të nisin të duken.

Demi-Kjo është një ditë optimale sa i takon ndjenjave, në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës. Mund të ketë disa zhvillime pozitive në jetën tuaj. Në punë do të arrini që të korrni frytet e asaj që keni bërë. Jeni duke ecur në rrugën e duhur.

Binjakët-Dashuria do të kthehet protagoniste gjatë kësaj dite, ndaj bëni mirë që të shmangni debatet e ndezura. Historitë që do të lindin në këtë periudhë mund të kthehen të rëndësishme. Në punë duhet të shmangni rreziqet e kota.

Gaforrja-Jeni duke kaluar një periudhë të bukur në dashuri, ku më në fund do të keni mundësi që të nisni një temë, edhe pse disa çifte mund të shkëputen në mënyrë përfundimtare. Në punë, gjërat do të ecin shumë mirë, duke nisur nga java që vjen.

Luani-Nëse në punë ka diçka që nuk shkon, mos ia vini fajin tjetrit, por mundohuni që të shikoni brenda vetes. Mundohuni që të ruani qetësinë, pasi jeni shumë të shqetësuar, si në punë edhe në sferën private. Nëse ka vendime që duhen marrë, mundohuni që ti shtyni në pjesën e dytë të muajit.

Virgjëresha-Do të nisë për ju një fazë rikuperimi në sferën sentimentale, ku do të ndiheni më të fortë. Në punë, ky është momenti për t’u përkushtuar më shumë, shkruan noa.al.

Peshorja-Kujdes duhet treguar ndaj tensioneve dhe konflikteve në çiftet që janë në krizë. Kjo e martë është nën ritmin e duhur, ndaj mundohuni që të mos e çoni kohën dëm. Po ashtu kujdes duhet të tregoni me nervozizmin.

Akrepi-Gjatë kësaj dite mund të ketë përmirësim në dashuri. Nga ana tjetër duhet të shmangni debatet dhe mos krijoni probleme. Bëni mirë që çështjet e mbetura pezull, ti shtyni për një moment tjetër. Në punë, do të ketë zhbllokim të disa situatave dhe do të merrni kënaqësi.

Shigjetari-Mund t’iu ndodh që të dashuroheni me dikë krejt ndryshe nga vetja. Venusi që nga 7 gushti do të ketë rol aktiv në shenjë, ku më në fund do të ketë lehtësim për shenjat. Sa i takon punës, mundohuni që të mos hidhni hapa të gabuar.

Bricjapi-Dashuria është mjaft e favorizuar prej Hënës, të cilën më në fund nuk do e keni kundër. Në raportin në çift do të keni mundësi që të buzëqeshni. Mund të bëni paqe edhe me dikë, me të cilin keni debatuar. Në punë, mund të ketë përmirësim, ndonëse problemet financiare nuk do të mungojnë.

Ujori-Kjo e martë nuk do të jetë shumë e mirë për dashurinë, ndaj mundohuni që të mos tregoheni impulsiv dhe shmangni debatet e kota. Kujdes duhet treguar me emocionet e forta që mund t’iu përfshijnë. Në punë keni nevojë për më shumë qetësi.

Peshqit-Kjo ditë do të sjellë përmirësim në dashuri. Mundohuni veçse të mos mendoni më për të kaluarën, sidomos nëse jeni vetëm. Në punë, mund të ketë vonesa dhe të papritura. Nuk duhet që të tensionoheni, pasi veçse do i komplikonit gjërat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco