I bëjmë vazhdimisht, gabimet që duhet të shmangni kur pini ujë

I bëjmë vazhdimisht, gabimet që duhet të shmangni kur pini ujë

13:48, 13/07/2020

Uji është një nga nevojat më thelbësore të trupit të njeriut.

Trupi ynë ka nevojë të jetë i hidratuar për funksionimin optimal të trupit dhe për kryerjen e proceseve metabolike.

Dehidratimi është një shkaktarët kryesorë të lodhjes dhe problemeve me marramendjen.

Kështu që pirja e mjaftueshme e ujit është e rëndësishme, por gjithashtu edhe konsumimi i tij në mënyrën e duhur.

Shumica prej nesh bëjnë gabime të zakonshme gjatë pirjes së ujit, që mund të na shkaktojnë telashe.

Nuk rekomandohet të konsumoni ujë gjatë qëndrimit në këmbë

Kjo për shkak se sipas ekspertëve  nuk e lejon trupin të marrë lëndët ushqyese nga uji sepse ato shkojnë drejtpërdrejt në stomak. Njëkohësisht mendohet se ndikon në  nivelin e oksigjenit, shëndetin e mushkërive dhe të zemrës.

Mos pini ujë me shpejtësi

Të pini sasi të madhe uji me nxitim ndikon keq në shëndetin e veshkave. Prandaj këshillohet që të konsumoni ujë ngadalë, pasi ka përfitime të shumta. Ndikon pozitivisht në funksionin tretës dhe përmirëson metabolizmin.

Shmangni pirjen e ujit pak para ose pas një vakti

Pirja e ujit menjëherë para një vakti duhet të shmanget, pasi kryerja e kësaj mund të bëjë që të ndjeheni të ngopur dhe nuk do të keni mundësi të hani sa duhet. Gjithashtu pirja e ujit menjëherë pas vaktit mund të ndikojë në proçesin e tretjes dhe mund të shkaktojë probleme me përzjerjen dhe kapsllikun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco