Këshilla nga dietelogia Suhejla Abazi se si të konsumoni ujin me limon dhe përfitimiet nga përdorimi i tij

Këshilla nga dietelogia Suhejla Abazi se si të konsumoni ujin me limon dhe përfitimiet nga përdorimi i tij

08:29, 12/07/2020

Dietologja shqiptare, Suhejla Abazi ka shkruar për dobitë e ujit me limon dhe ka porositur që ta përdorim sa më shpesh në kohë vere.

Ajo ka thënë gjithashtu se kjo pije e shëndetshme ndikon pozitivisht në organizmin e njeriut si dhe ndihmon në prodhimin e enzimave me shumë se çdo ushqim tjetër.

“Uji me limon rrit vetitë vetëshëruese të trupit, e përshkak se është pije detoksale, pastron mëlçinë nga toksinat si dhe parandalon sëmundjet e eshtrave”, ka thënë dietologja Abazi.

Për më tepër, thotë ajo, uji me lemon rritë përqendrimin dhe shpejton metabolizmin, ndihmon në shërimin e problemeve të tretjes. Ndër vetitë e mira të tij është se kjo pije e shëndetshme rigjeneron trupin dhe parandalon rrudhjet dhe varjet në lëkurë.

Më poshtë gjeni të radhitura dobitë e ujit me limon të cilat i ka renditë dietologja Suhejla Abazi:

  • Uji me limon ushqen çdo cep të trupit me elektrolitët e tij të pasur (kalium, kalcium dhe magnez).
  • Është i preferuari i mëlçisë; ndihmon në prodhimin e enzimave më shumë se çdo ushqim tjetër.
  •  Pastron mëlçinë nga toksinat. Pra, është një pije detoks.
  • Forcon sistemin imunitar.
  • I rrit vetitë vetshëruese të trupit.
  • Rritë serotoninen. Gjendja jone emocionale është më e mirë.
  • Ndihmon kalimin e shqetësimeve, emocioneve negative e madje edhe depresionin.
  • Është i mirë për trurin. Rritë përqëndrimin .
  • Shpejton metabolizmin dhe ndihmon në sherimin e problemeve të tretjes. Trupi tretë më mirë lëndët ushqyese. E kjo donë të thotë humbje peshe.
  •  Mund të kontrollon oreksin për shkak te përmbajtjes së fibrave.
  • Mund të parandalojë sëmundjet e eshtrave.
  •  Pastron gurët në veshkë, gurët e tëmthit, gurët pankreatik dhe mbetjet e tepërta të kalciumit.
  • Pastron gjakun, venat dhe arteriet.
  •  Është i mirë për shtypjen e lartë të gjakut. Rekomandohet të shtoni kripë himalaje ose kripë deti, në mënyrë që të ulet shtypja e gjakut.
  • Lehtëson shërimin e infeksioneve.
  • Në nyje tëhollon acidin urik. Është i mirë për dhimbje në nyje dhe gjunjë.
  • Është gjithashtu i mirë për dhimbjen e dhëmbëve dhe sëmundjet e mishrave të dhëmbëve.
  • Uji me limon rigjeneron trupin.
  • Është një antioksidant shumë i mirë. Mbështet prodhimin e kolagjenit të lëkurës. Ndihmon në parandalimin e rudhave dhe varjeve në lekurë .
  • Rritë pH-në e trupit në drejtim alkalik. Ai siguron që trupi të ketë pH te lartë për një kohë të gjatë. Niveli më i lartë i pH-së ulë aftësinë për zhvillime të sëmundjeve. As kanceri nuk mund të jetojë në një mjedis alkalik.

Image 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco