TikTok nuk do të fshihet, ja si aplikacioni rregulloi defektet

TikTok nuk do të fshihet, ja si aplikacioni rregulloi defektet

12:13, 10/07/2020

TikTok thotë që platforma e tij më në fund është sërish duke punuar si më parë.

Kjo vjen pasi përdorues në mbarë botën u shqetësuan se aplikacioni kinez do të fshihej për shkak të defekteve të fundit.

TikTok u shpreh: “Më parë sot, disa përdorues përjetuan probleme me aplikacionin në lidhje me njoftimet, pëlqimet dhe videot.”

Sipas kompanisë, këto probleme u shkaktuan nga një trafik më i lartë se më parë në servera.

 Tashmë aplikacioni duket se i ka zgjidhur problemet e tij dhe është si më parë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco