Saturni rikthehet në Bricjap, ja si do të jetë kjo verë për të gjitha shenjat e HOROSKOPIT

Saturni rikthehet në Bricjap, ja si do të jetë kjo verë për të gjitha shenjat e HOROSKOPIT

20:04, 08/07/2020

2 korriku e kthen Saturnin mbrapa, nga Ujori ai hidhet në Bricjap, tek një shenjë që dashuron dhe udhëheq, ku do të qëndrojë deri para Krishtlindjeve. Është mundësia për të perfeksionuar diçka që ka mbetur përgjysmë, prandaj do të ketë disa efekte ‘verore’ dhe ‘vjeshtore’ në shenjën tuaj:

Dashi: Saturni rikthehet në kuadraturë dhe ky aspekt do t’ju shtyjë të tregoni më shumë impenjim dhe vendosmëri në punë dhe rrije profesionale. Do të jetë një veprimtari e lodhshme deri në shtator, por pastaj do t’ju japë rezultate të mëdha.

Demi: Saturni rikthehet si një aleat për ju, diçka që do t’ju ndihmojë t’i përballoni më mirë detyrat, përgjegjëitë dhe ngarkesat. Veproni menjëherë duke përfituar nga lehtësirat që do t’ju favorizojnë këtë periudhë.

Binjakët: Pas disa muajsh miqësi, Saturni kthehet me një energji anonime, indiferente. Megjithatë, do t’ju pëlqejë të bashkëpunoni, të ndani projekte dhe aventura me një lehtësi të jashtëzakonshme. Fiksoni prioritetet e duhura për të mos gabuar.

Gaforrja: Saturni është akoma në të kundërt (por për pak), diçka që do ta komplikojë mënyrën tuaj të të jetuarit një dashuri dhe një marrëdhënie. Në shtator do të keni mundësinë të definoni diçka, të qartësoheni për një marrëdhënie.

Luani: Saturni rresht së qeni një pengesë për dashurinë dhe gjërat që kanë të bëjnë me të tjerët (sidomos nëse keni lindur në korrik). Përfitoni nga kjo pauzë që do të zgjasë deri në ditët e para të vitit 2021 për ta bërë më solid një raport, për t’u qartësuar.

Virgjëresha: Saturni do të ndryshojë energjinë dhe do të kthehet në një planet mik (një trinom i Tokës). Prisni një moment para se ta dëgjoni, mos u besoni premtimeve të tij, sepse në shtator do t’ju duhet të vendosni në vend diçka.

Peshorja: Saturni rikthehet në kuadraturë duke peshuar disi në sferën tuaj intime dhe familjare. Por ju do të dini të përfitoni nga këshillat e tij, për të qartësuar dhe rregulluar diçka të rëndësishme.

Akrepi: Rikthehet tek ju ajo mënyra e lehtë, por e vendosur me të cilën komunikoni, diskutoni dhe dërgoni mesazhe. Mund të mbështeteni në forcën tuaj racionale, por dialogjet e rëndësishme lërini për në shtator në mënyrë që të mos merrni përgjigje negative.

Shigjetari: Saturni, pas pak javësh do të fshihet përsëri. Saturni punon në nivel praktik, material duke ju sfiduar  të tregoni një lloj qëndrueshmërie, të bëni përpjekje serioze lidhur me sfidat e vjeshtës.

Bricjapi: Ja ku Saturni u kthye. Së bashku me të ndiheni të mbrojtur, të përkëdhelur sepse ndjeni një forcë që ju mbështet. Prisni derisa të funksionojë siç duhet në shtator. Deri atëherë qëndroni me pushime.

Ujori: Saturni i thotë mirupafshim shenjës suaj pas tre muajsh. Por kjo lamtumirë do të zgjasë deri në fund të vitit, kur së bashku me Jupiterin do të vijnë në shenjën tënde. Jetojeni këtë pritje si një prelud për vitin 2021 të cilin do ta jetoni me efekte speciale.

Peshqit: Saturni rishfaqet për të përmirësuar raportin tuaj me ëndrrat, aventurat dhe të rejat. Në shtator, kur ai së bashku me Jupiterin do të rifillojnë aktivitetin, atëherë mund të njhni një person vërtet special.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco