Instagram evolon, ja si do të duket rrjeti social së shpejti

Instagram evolon, ja si do të duket rrjeti social së shpejti

14:10, 03/07/2020

Instagram po teston një format të ri për platformën e tij, i cili mund t’i vendoste ‘Stories’ në krye dhe qendër të faqes.

Raportet tregojnë se rrjeti social po punon me këtë buton të ri që do të mundësojë shikimin e disa ‘story’ njëkohësisht.

Tashmë përdoruesit nuk do të kenë pse të shfletojnë shumë gjatë për të parë ato që kanë postuar miqtë e tyre, por mjafton të klikojnë një buton të vetëm.

Gjithashtu, nuk do të ketë më vetëm një rresht me to, por dy.

Ky tipar i ri po vihet në testim dhe ende nuk dihet kur mund të aplikohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco