HOROSKOPI/ Mërkuri sapo kaloi në shenjën e Gaforres dhe ndryshoi ÇDO PLAN të shenjave, zbuloni ç'ju pret javën e parë të qershorit

HOROSKOPI/ Mërkuri sapo kaloi në shenjën e Gaforres dhe ndryshoi ÇDO PLAN të shenjave, zbuloni ç'ju pret javën e parë të qershorit

20:08, 29/05/2020

Duke filluar nga dita e sotme Mërkuri, planeti i komunikimit, do të vendoset në Gaforre, duke sjellë një valë ndryshimesh tek të gjitha shenjat e horoskopit. Kështu që bëhuni gati për javën e parë të qershorit.

Dashi: Të lindurit në shenjën e Dashit duhet të tregohen shumë të kujdesshëm në këtë periudhë dhe t’u vënë fre instikteve. Vendosni në punë logjikën para se të shpërtheni.

Demi: Një ndër pikat më të forta të Demit është aftësia e tij për të bindur edhe njeriun më kokëfortë të mundshëm. Kjo është sfida e përcaktuar nga Mërkuri për ju, t’i ndryshoni bindjen dikujt shumë afër jush.

Binjakët: Që këmbëngulni t’ju dalë gjithmonë e juaja, këtë e dimë, mirëpo mesa duket është vetë planeti juaj udhëheqës që do t’ju kthejë me këmbë në tokë. Keni nevojë t’i merrni gjërat më shtruar dhe të dëgjoni herë pas here edhe të tjerët.

Gaforrja: Kalimi i Mërkurit në shenjën tuaj do t’ju japë një ndjenjë lehtësimi që po kërkonit prej kohësh. Ndiheni në paqe me veten dhe njerëzit që ju rrethojnë dhe kjo gjë reflektohet edhe së jashtmi, pasi së fundmi jeni në formë shumë të mirë.

Luani: Luani dëshiron të jetë gjithmonë në qendër të  vëmendjes dhe të konkurrojë me të tjerët, por ja që Mërkuri do t’ju japë një leksion të mirë kësaj here. Keni nevojë të mësoni se jo çdo gjë rrotullohet rreth jush dhe të zgjidhni problemet që keni pa bërë shumë zhurmë.

Virgjëresha: Ky është momenti më i përshtatshëm që Virgjëresha të marrë pak kohë për veten. Ndonjë shëtitje me miqtë ose një arratisje me njeriun e zemrës janë ilaçi më i mirë për të rifituar qetësinë. Fillimi i qershorit është çast i volitshëm për t’u kujdesur për shëndetin.

Peshorja:Të lindurit në shenjën e Peshores duhet të përballen me një sfidë të fortë në planin intelektual, diçka që ju premton shumë angazhim mendor për të investuar në punë dhe karrierë. E dimë që mund t’ia dilni, por duhet të jepni më të mirën.

Akrepi: Kalimi i Mërkurit në shenjën e Gaforres do të thjeshtojë shumë marrëdhënien tuaj me paratë, kështu që shfrytëzojeni sa më mirë këtë periudhë për të kursyer. Gjithashtu do të keni më shumë kohë për t'u kushtuar miqve.

Shigjetari: Më në fund Mërkuri do të bëhet mik me shenjën tuaj, kështu që marrëdhënia juaj me dashurinë dhe punën përmirësohet, bëhet e lehtë, e mundur. Dikush do të marrë guximin të vendosë të bëjë diçka.

Bricjapi: Siç tashmë e dini Mërkuri është planeti komunikimit, një fushë e juaja në të cilën jo gjithmonë shkëlqeni. Ju sugjerojmë që të flisni më me kujdes, mbase të dëgjoni instinktin dhe ndoshta të shmangni të vendosni shpejt.

Ujori: Të lindurit në shenjën e Ujorit kanë nevojë të dalin nga izolimi (jo ai i karantinës), por izolimi brenda botës së tyre shpirtërore. Keni nevojë të përjetoni ndjesi të reja dhe të mos bini pre e monotonisë dhe mendimeve të mykura.

Peshqit: Mërkuri kalon në anën tuaj dhe ju do të shijoni këtë përmirësim. Përfitoni tani për të vendosur të provoni diçka që ju pëlqen. Është epoka e artë e pasioneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco