Binjaket 95-vjeçare tregojnë sekretin se si jetuan kaq gjatë

Binjaket 95-vjeçare tregojnë sekretin se si jetuan kaq gjatë

09:47, 21/05/2020

95-vjeçaret tregojnë një sekret për të jetuar më gjatë.

Binjaket që janë ndër më të moshuarat në Mbretërinë e Bashkuar, Lil Cox dhe Doris Hobday, të cilat po intervistoheshin nga GMB u pyetën se cili është sekreti i të jetuarit kaq gjatë, transmeton lajmi.net.

Dhe një nga to u përgjigj duke thënë: “Seksi!”. Ndërsa motra tjetër kërkon të ndalojë atë bisedë, por ishte vonë sepse sekreti u zbulua.

Dhe më pas u pyetën se a kanë ndonjë pëlqim për dikë. Dhe Lil u përgjigj duke thënë: “Një natë me të dhe do të vdes e lumtur”.

Pas të qeshurave të shumta nga përgjigjet e Lil, prezantuesi i pyet motrat se a kanë ndonjë interes romantik në kapitenin 100-vjeçar Tom Moore.

Lil u përgjigj duke thënë: “Dua tronditje, jo vrasje”.

Binjaket dhanë këshilla që njerëzit të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të bëjnë më të mirën që të mbrojnë veten dhe të tjerët nga virusi vrasës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco