Tharja e rrobave brenda, e dëmshme për shëndetin

Tharja e rrobave brenda, e dëmshme për shëndetin

11:47, 19/05/2020

Të gjithë mund të kemi ndeshur një pamje të tillë: Tela në dritaren e një dhome dhe rrobat varur jashtë që të thahen. Nuk ka asgjë për t’u habitur e ky veprim nuk është për t’u gjykuar.

Nëse mendoni se tharja e rrobave në ambientet e brendshme të shtëpisë suaj mund të jetë më e pranueshme mund të keni të drejtë për disa arsye, por për shëndetin tuaj është mjaft e dëmshme.

Disa makina larëse kanë programin e tharjes së rrobave, por disa njerëz nuk mund të përballojnë një të tillë. Duke mos dashur që rrobat t’u bëhen me pluhur jashtë apo dhe duke u shqetësuar nga ana estetike shume vendosin t’i thajnë rrobat brenda.

Ky veprim e bën shtëpinë më të lagësht. E bën një mjedis të përsosur ku myku dhe kërpudha të tjera duan të jetojnë.

Shkencëtarët nga Anglia kanë zbuluar se tharja e rrobave në shtëpi shkakton probleme të frymëmarrjes. Uji nga rrobat shkon në ajër duke e bërë atë më të lagësht.

Gati 2 litra ujë qarkullon në ajër vetëm nga rrobat. Kjo do të thotë që lagështia është rritur me 30%. Ky mjedis është ideal për spore myku dhe merimangat pluhur.

Ajo që të paktën mund të bëni është t’i vendosni rrobat brenda në ballkon e mos t’i varni jashtë nëse nuk dëshironi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco