Trajneri Elvir Krasniqi tregon se si t’i hiqni kilet që i fituat në pandemi… metoda shumë e thjeshtë

Trajneri Elvir Krasniqi tregon se si t’i hiqni kilet që i fituat në pandemi… metoda shumë e thjeshtë

15:00, 18/05/2020 Nga Erdonit Hoxha

Pandemia që ka prekur botën, padyshim edhe Kosovën ka bërë që jeta të ndryshojë shumë. Mbyllja e çdo gjëje dhe qëndrimi vetëm në shtëpi, sidomos pranë frigoriferit ka bërë që kilet të shtohen shumë më shumë se sa e kemi menduar.

Të qëndrosh disa muaj thuajse pa lëvizur, pasi një aktiviteti në fitnes, bën që trupi të adoptohet dhe kthimi në palestër për shumëkë mbase mund të jetë i vështirë.

Për Syri.net Kosova, ka folur trajneri kosovar, Elvir Krasniqi, i cili ka dhënë këshilla se si duhet motivuar vetën për t’u kthyer në palestër dhe si duhet vepruar në javët e para të ushtrimeve…

Syri.net Kosova: Elvir, fillimisht na thuaj, si e keni përjetuar periudhën e pandemisë, a keni ushtruar gjatë kësaj kohe?

Elvir Krasniqi: Unë gjatë këtyre 3 muajve që po bëhen, nuk kam bërë asnjë aktivitet fizik pasi që mendoj edhe pushimi për neve sportistët që jem aktiv me vite pa ndal është  një benefit në vete…

Syri.net Kosova: Ecja dhe ushtrimet në përgjithësi, si vihen në një koncept?

Elvir Krasniqi: Siç e dimë, aktiviteti fizik përcaktohet si lëvizje trupore e prodhuar nga tkurrja e muskujve skeletorë që rrit shpenzimet e energjisë mbi nivelin bazal.  Ushtrimet përkufizohen si aktivitete fizike të planifikuara, të strukturuara, përsëritëse dhe të qëllimshme. Ndërsa, fitnesi përkufizohet si aftësia për të kryer detyrat e përditshme me energji dhe vigjilencë, pa lodhje dhe me energji të mjaftueshme dhe për të shijuar aktivitete gjatë kohës së lirë, duke përfshirë qëndrueshmërinë kardiorespiratore, qëndrueshmërinë muskulare-skeletore, shpejtësinë, fleksibilitetin, gatishmërinë, ekuilibrin dhe reagimin në kohë.

Syri.net Kosova: Sa është i rëndësishëm kthimi në palestër pas një pushimi të gjatë?

Elvir Krasniqi: Gjatë kësaj periudhe që kemi qenë të mbyllur e vetmja mënyrë për ta mbajtur trupin në formë mendoj se ka qenë kontrollimi i ushqimit që ta përgatitim trupin në një fazë që do ta pret pas pandemisë. Ata që nuk kanë mundur me kontrolluar një gjë të tillë, mund të arrihen rezultatet e dëshiruara edhe pas kësaj pauze të gjatë, por, gjithmonë me një planprogram adekuat dhe të ndarë veçmas për çdo person, ashtu siç edhe unë punoj...

Syri.net Kosova: Rikthimi në fitnes pas një periudhe është i vështirë dhe do vullnet, si do t’i nxitni njerëzit për t’u kthyer në palestër?

Elvir Krasniqi: Motivimi mendoj që gjatë kësaj periudhe është rritur, pasi që kemi qenë të mbyllur gjithë kohën.. Unë preferoj që 2 javët e para të bëhen ushtrime vetëm cardiovasculare që trupi te fillojë të adaptohet me ushtrimet si zakonisht,  secili person në ditët e sotme dëshiron të ketë sukses sa më të shpejt e kjo bëhet vetëm me aplikimin e planprogrameve për qëllimin e caktuar të klientit.

Syri.net Kosova :A do merrni pjesë në gara, nëse po, a iu ka penalizuar pandemia në ushtrime?

Elvir Krasniqi: Dëshira për të garuar nuk ndalet kurrë tek unë mirëpo tek ne luan një rol të madh koha të cilën kemi për t’u përgatitur deri në datën të cilën Federata publikon mbajtjen e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco