Sinqeriteti mund të mos jetë zgjidhja e mirë, kur kërkon të ndahesh nga partneri yt për këto arsye…

Sinqeriteti mund të mos jetë zgjidhja e mirë, kur kërkon të ndahesh nga partneri yt për këto arsye…

12:09, 12/05/2020

Njerëz nga e gjitha bota kanë ndarë arsyet më të çuditshme që i kanë bërë t’i japing fund lidhjes së tyre.

Ndër arsyet më të padëgjuara përfshihen përdorimi i shumë emojive në mesazhe, fakti që partneri nuk dinte të përqafonte mirë, mungesa e kontaktit sy më sy dhe djersitja e tepërt.

Një burrë tjetër shprehet se arsyeja që e la të dashurën e tij ishte se ajo konsultohej me motrën e saj binjake për çdo vendim, ndërsa një tjetër tregon se ishte e lodhur me partnerin e vet që nuk pastronte dhëmbët, edhe pse kishte një zile në telefon për ta kujtuar.

Persona të tjera kanë përfshirë arsye si aftësitë e këqija për të shkruar mesazhe, faktin që partneri kishte tela apo një tjetër zbulon se e la të dashurën pasi ajo u zemërua që ai humbi peshë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco