A do të jetë e pashmangshme mungesa e kafes në të ardhmen?

A do të jetë e pashmangshme mungesa e kafes në të ardhmen?

11:28, 11/05/2020

?Pirja e kafes, si një mënyrë për të nisur ditën, është një ritual i panegociueshëm për miliona njerëz në mbarë botën. Njerëzimi ka me qindra vite që e pi atë, teksa ky ritual daton që në shekullin e 15-të.

Europianët janë ndër konsumatorët më të mëdhenj të kafes. Në shtete si Finlanda, Norvegjia dhe Suedia, një person pi deri në 8 kilogram kafe në vit. Sipas Organizatës Botërore të Kafes, në botë prodhohet rreth 9 milionë ton kafe në vit.

Por çfarë do të ndodhë nëse një ditë nuk do të kemi më mundësi të rrisim këtë produkt kaq të dashur për miliona banorë?

Një e ardhme pa kafe është një realitet i prekshëm pasi ndryshimet klimatike kërcënojnë që të ndikojnë negativisht mbi zinxhirin e furnizimit të saj. Kjo nuk po ndodh vetëm prej rritjes së përgjithshme të temperaturave por edhe prej ndryshimeve të paparashikueshme të motit, të cilat e kanë vënë në rrezik prodhimin.

Bima e kafes është drejt zhdukjes

Shpyllëzimi, ndryshimet klimatike dhe përhapje e shpejtë e sëmundjeve janë të gjithë faktorë  negativë për rritjen e bimës së kafes.

Aktualisht, tregu botëror i kafes mbështetet në dy varietete, Arabika dhe Robusta. Teksa efektet e ndryshimeve klimatike po përkeqësohen, speciet e egra të kafes mund të jenë përgjigja  për të krijuar bimë që mund t’i mbijetojnë kushteve në temperatura të larta dhe lagështirës. Ndryshe nga lloji që kultivohen prej qindra vjetësh, speciet e egra rriten në një biodiversitet më të madh çka i ka bërë më të rezistueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco