A transmetohet koronavirusi nëpërmjet marrëdhënjëve intime?/ Ja çfarë thotë studimi

A transmetohet koronavirusi nëpërmjet marrëdhënjëve intime?/ Ja çfarë thotë studimi

17:28, 07/05/2020

Zbulohet se koronavirusi mund të transmetohet edhe gjatë marrëdhënies seksuale, sugjeron një studim i ri.

“The Sun” shkruan se studiuesit pohojnë se meshkujt që ishin shëruar nga infeksioni ende kishin Covid-19 në spermën e tyre.

Ekspertët sugjerojnë që burrat e infektuar duhet ta konsiderojnë “pushimin” në kryerjen e marrëdhënieve seksuale ose të përdorin një prezervativ për të ndaluar transmetimin.

Shkencëtarët kinezë analizuan rezultatin e 38 pacientëve që ishin të infektuar, 15 prej të cilëve ishin akoma në spital dhe 23 që ishin shëruar.

Gjithsej gjashtë burra, ose 16 përqind, kishin virusin SARS-CoV-2, i cili shkakton koronavirus, në kampionin e tyre të spermës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco