Biznesmeni i njohur bëhet baba, shpjegojnë emrin e pazakontë ‘X Æ A-12’/ Çmendet rrjeti

Biznesmeni i njohur bëhet baba, shpjegojnë emrin e pazakontë ‘X Æ A-12’/ Çmendet rrjeti

21:56, 06/05/2020

E dashura e Elon Musk, Grimes, ka lindur fëmijën e parë të çiftit së bashku, njoftoi të hënën Drejtori i Përgjithshëm i Tesla.

Musk, 48-vjeç, është në lidhje me këngëtaren kanadeze, Grimes që nga viti 2018.

Disa orë pas lindjes së të dashurës së tij, ai shkroi një postim në rrjetin social, Twitter duke thënë “Mami dhe foshnja janë mirë”. Ai nuk ka dhënë më shumë detaje rreth fëmijës.

Ky është fëmija i parë i Grimes, ndërsa Musk tashmë ka pesë djem. Ai është ndarë tre herë, dy herë nga e njëjta grua.

Grimes, 32-vjeçe, emri i vërtetë i së cilës është Claire Boucher, njoftoi se ishte shtatzënë në muajin janar përmes një imazhi të publikuar në Instagram.

Çifti bëri bujë të madhe me paraqitjen e tyre të parë publike së bashku në ngjarjen gjigante të modës “Met Gala” në vitin 2018, duke befasuar si industrinë e muzikës e po ashtu edhe botën e biznesit.

Musk më parë ka qenë i martuar me Justine Wilson, në lidhje me aktoren Talulah Riley, gjithashtu me aktoren e njohur Amber Heard dhe tani në fund me Grimes.

Artistja Grimes ka konfirmuar se ajo dhe partneri i saj Elon Musk e kanë quajtur djalin e tyre të sapolindur X Æ A-12.

Këngëtarja 32 vjeçare shpjegoi në rrjete sociale kuptimin e secilit simbol në emrin unik të foshnjës së saj dhe tregoi se ata mbajnë kuptime speciale për çiftin.

 

 

 “X përfaqëson variablën e panjohur,”nis Grimes shpjegimin. Ajo më pas shton se Æ është frymëzuar nga gjuha e elfëve dhe do të thotë dashuri por gjithashtu simbolizon inteligjencën artificiale.

A-12 i referohet një avion special të ndërtuar për CIA-n, i preferuari i çiftit. Sipas Grimes, avioni nuk është i pajisur me armë apo mjete mbrojtje, por vetëm shpejtësi. Ai është shumë i fuqishëm në luftime, por jo i dhunshëm.

‘A’ simbolizon gjithashtu “Archangel”, këngën e preferuar të artistes.

Çfiti ende nuk ka treguar si shqiptohet emri i pazakontë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco