Trajneri nga Peja ushtron në qytet, videoja bëhet motivim për moshat e reja

Trajneri nga Peja ushtron në qytet, videoja bëhet motivim për moshat e reja

13:25, 05/05/2020

Fitnesi është pasion i tij.

Edhe pse tashmë shumë qendra palestrive janë mbyllur, trajneri nga Peja, Egzon Shkololli nuk rri dot pa ushtruar, shkruan Syri Kosova.

Ai në Instagram ka hedhur një video ku shihet se ka dal jashtë në qytetin e bukur të Pejës për t’i kryer disa ushtrime trupore.

Duke i praktikuar disa lëvizje që e fusin në funksion gjithë trupin, Egzoni padyshim që është shembull për të rinjtë dhe për ata që kanë një pasion të tillë, që nuk duhet dorëzuar, por, duhet gjetur forma për ta realksuar trupin me të tilla veprime.

Duke mos mjaftuar kjo, Egzoni çdo natë LIVE nga ora 22:00 në @illyriansports hyn dhe u mëson të tjerëve praktikimin e ushtrimeve trupore, duke dhënë leksione fitnesi falas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco