Mbreti me një të dashur shumë të dobët e një shumë të shëndoshë, libri mbi monarkët që zbuloi sekretet më intime

Mbreti me një të dashur shumë të dobët e një shumë të shëndoshë, libri mbi monarkët që zbuloi sekretet më intime

12:09, 04/05/2020

Libri ‘Kensington Palace: An Intimate Memoir From Queen Mary To Meghan Markle’, i shkruar nga Tom Quinn është bërë qendra e shumë diskutimeve.

Libri tregon për sekretet dhe jetën intime të monarkëve të Britanisë, duke mos zbukuar asnjë ngjarje e duke mos fshehur asnjë detaj.

Një prej monarkëve për të cilët flitet në të është mbreti Xhorxh I, mbreti me origjinë gjermane që sundoi Britaninë që nga viti 1714 deri në vitin 1727.

Mbreti u martua me një grua të pasur për të shtrirë sundimin e tij, por shumë shpejt martesa e tyre dështoi kur ajo krijoi një lidhje jashtëmartesore me dikë tjetër.

Xhorxh I i parë urdhëroi vrasjen e tij në mënyrë të fshehtë dhe gruan e burgosi në një kështjellë, ku nuk i lejoi të takonte as fëmijët apo babanë e saj.

Ndërkohë mbreti ishte i njohur për të dashurat e tij. Më të njohura ishin dy të dashura, njëra ishte shumë e dobët dhe tjetra shumë e shëndosh.

Oborri ato i quante ‘Xhirafa’ dhe ‘Kështjella’. Madje në mbretëri u bë popullore shprehja ‘mbreti është në kështjellë’, pasi ishte e qartë se mbreti kalonte shumë kohë me të dashurën e tij.

Tom Quinn ka përfshirë shumë histori të ngjashme në librin e tij. Ai u shpreh se kërkon që të krijojë një imazh të pastër të monarkëve dhe jo një që ka kaluar në shumë filtra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco