10 ushqimet për një zemër sa më të shëndetshme

10 ushqimet për një zemër sa më të shëndetshme

23:45, 02/05/2020

Nësë ke një dietë të ekuilibruar atëherë ke gjetur çelsin për një shëndet të mirë. Duke e pasuruar dietën tuaj me perime, vajra dhe drithëra  mund të bëni një ndryshim për shëndetin, veçanërishit për zemrën tuaj. 

Dietologia Sarah Flower ka bërë një renditje për 10 ushqimet që ju duhet ti përfshini në dietë  për të mbajtuar zemrën sa më të shëndëtshme  dhe larg sëmundjeve.

Avokado

Përmban vitaminën  B6, dhe ndihmon në rregullimin e hormoneve.

Frutat e thata

Nësë merrni një sasi të caktuar frutash të thata çdo ditë atëherë do të keni efekte pozitive në mirëqënien e përgjithshme të trupit.

Domatet

Ato janë të pasura  me antioxidantë  dhe ndihmojnë  në mënyrë aktive për të mbrojtur kundër presionit të lartë të gjakut.

Çokollata e zezë

Çokollata e zezë ul presionin e gjakut dhe djeg në mënyrë efekrive yndyrën dhe rregullon metabolizmin.

Portokalli i shartuar me shegë

Përmban vitaminën C dhe të ndihmon për të balancuar presionin e gjakut dhe ul kolesterolin.

Hudhra

Hudhrat përmbajnë një sërë vitaminash  dhe antioksidantë, që në këtë mënyrë të ndihmojnë për zemrën. Hudhra ul gjithashtu  kolesterolin  dhe mban konstat presionin e lartë të  gjakut.

Çaji Jeshil

Çaji jeshil është i njohur për  efektet e tij antioksiduese, dhe kjo mund të ndihmojë për të mbrojtur nga sëmundjet e ndryshme të zemrës.

Vaji i peshkut

Vajin  e  peshkut ,  mund ta gjeni tek  salmoni, sardelet,  të cilat janë të pasura me Omega 3.  Rekomandohet që ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës të rrisin ushqimet që përmbajnë  Omega 3  për të përmirsuar shëndetin e zemrës.

Kanella

Kanella ndihmon për të balancuar sheqerin  në gjak  dhe  në uljen e presionit të gjakut .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco