Parashakimi astrologjik për këtë fundjavë nga Meri Shehu: Dyshime, xhelozi, keqdashje

Parashakimi astrologjik për këtë fundjavë nga Meri Shehu: Dyshime, xhelozi, keqdashje

13:42, 25/04/2020

Astrologia e njohur Meri Shehu ka dhënë parashikimin e saj për këtë fundjavë ( 25 dhe 26 prill 2020) .

Sipas astrologes kjo fundjavë e fundit e prillit do ketë dy lidhje të rëdësishme planetare.

Bëhet fjalë për Mërkurin në Dash në lidhje të vështirë me Plutonin në Bricjap.

‘E shtunë data 25 dhe e djelë datë 26 dhe kjo fundjavë e fundit e prillit do ketë dy lidhje të rëndësishme planetare. Bëhet fjalë për Mërkurin në Dash në lidhje të vështirë me Plutonin në Bricjap. Dhe takimi i Diellit në Dem me Uranin në Dem. Lidhja e parë tregon një  fundjavë të vështirë për shenjat kardinale si Dashet Gaforret Bricjapet dhe Peshoret por edhe në përgjithesi komunikimi dhe marrëdhëniet do jenë shumë të vështira. Dyshime xhelozi keqdashje pengesa sa të duash.  Takimi i palnetit  Uran në Dem me Diellin në Dem sjell ndryshime dhe të papritura tek këto shenja: Luanët, Akrepër,  Ujoret dhe Dem’ ka shkruar Meri në postimine sja.

Dashi
Ju do keni keqkuptime dhe probleme. Këto kanë të bëjnë me komunikim me ligjin apo me njerëz të afërt. Pengesa dhe keqdashje nuk do mungojnë
Demi
Lajme të papritura që do ndryshojnë jeten tuaj do vijnë këto dy ditë. Shfrytëzojini për mirë ndryshimet dhe gjërat e reja që do futen në jetën tuaj
Binjaket
Një thashethem do ju prishi terezinë këto ditë dhe do mendoni për një hakmarrje të madhe. Kujdes me shëndetin dhe çështjet ekonomike
Gaforrja
Do keni një kthesë të papritur në jetën dhe qëllimet tuaja. Kjo do shoqërohet me probleme në lidhje me karrierën dhe marrëdhëniet në përgjithesi
Luani
Një lajm i papritur në lidhje me një ndryshim pune do ju gjej të papërgatiur dhe do ju veje përballë mëdyshjeve dhe paqartësive në lidhje me vendimet që duhet të merrni. Kujdes çcështjet ligjore
Virgjeresha
Do keni një kthesë të mirë përsa i përket planeve të së ardhmes dhe një projekti që lidhet me jashte apo me punët tuaja. Në jetën personale duhet të keni kujdes nga prurjet e reja
Peshorja
Një person i dyshimtë kërkon të prish ekuilibrat tuaja ë  jetën në çift apo në marrëdhëniet familjare të ngushta. Kujdes me mënyrën e komunikimit dhe lëvizjet në përgjithesi
Akrepi
Mund të keni një propozim të papritur në lidhje me një bashkëpunim të ri por që ju duhet të përshtateni shpejt pasi koha nuk pret
Shigjetari
Do përjetoni një ndjesi vetmie dhe tradhëtie në çeshtjet erotike por do ta kaloni shpejt. Merruni me cështjet të punëve dhe ndryshimet që duhet të bëni
Bricjapi
Përpiquni të jeni më të qetë në atë çfarë pritet si reagim në lidhje me jetën tuaj personale. Do ketë persona që duan t’ju prishin punë dhe t’ju fusin ne dyshime
Ujori
Do jeni të privilegjuar në lidhje me lajmet e reja dhe me një bashkëjetesë të re në jetën personale. Do ndaheni nga e kaluara dhe nga lidhjet egzistuese në disa raste
Peshqit
Kujdes në lidhje me shoqërinë dhe ekonominë. Këto ditë mund të kuptoni se njerëzit që keni besuar mund t’ju kenë tradhëtuar dhe do jetë vonë për të rregulluar humbjet

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco