Nikotina ju mbron? Ekspertët italianë: Hipotezë e rrezikshme

Nikotina ju mbron? Ekspertët italianë: Hipotezë e rrezikshme

14:55, 23/04/2020

Orët e fundit, një lajm po bën shumë bujë në mediat sociale. Nikotina mund të mbrojë njerëzit nga koronavirusi i ri. Pas shumë raportimeve se duhanpirësit janë më të rrezikuarit nga koronavirusi i ri, ky lajm shkon në kundërshtim me atë që është predikuar deri tani.

Por si doli ky lajm?

Gazeta italiane Repubblica, shkruan se ai është bazuar mbi një hipotezë të ngritur nga disa studiues francezë nga Instituti Pasteur dhe Kolegji i Francës.

Sipas një studimi vëzhgimor, nikotina ka një receptor që bllokon penetrimin e koronavirusit në qeliza dhe në mbarë trupin. A është receptori ‘nikotinik açetilkolin’ një zgjidhje për të ruajtur veten? Studiuesit francezë thonë se kanë nisur një eksperiment duke vendosur fasha nikotine te disa vullnetarë për të parë nëse i ndihmon kundër virusit.

Lidhur me këtë studim, për gazetën Repubblica ka folur Robert Pacifici nga Instituti Superior i Shëndetit në Itali. Ai thotë se kjo është një hipotezë e rrezikshme.

“Unë dridhem nga ideja se mund të sugjerohet se nikotina ka një rol mbrojtës,” tha ai.

“Duhet të kemi parasysh se kur flasim për cigare, nuk bëhet fjalë vetëm për nikotinën si substancë që krijon varësi, por mbi 40 mijë substanca kancerogjene. Në Itali kemi 75 mijë vdekje në vit nga duhani,” tha ai.

“Ky që vjen nga Franca është një mesazh i rrezikshë dhe mashtrues për duhanpirësit dhe të gjithë ata që janë në këtë fazë të rrezikshme të izolimit social”.

Studimi francez është një befasi edhe për shkak se organi që synon më shumë koronavirusi është mushkëria.

Një studim i bërë në Kinë, i publikuar në England Journal of Medicine në shkurt, theksonte se 12.4 përqind e duhanpirësve u shtruan në terapi intensive në krahasim me 4.7 përqind të atyre që nuk tymosn duhan.

Edhe fakti që numri i burrave që vdesin nga koronavirusi i atribuohet duhanpirjes në Kinë. 50 përqind e burrave atje konsumojnë duhan, në krahasim me 3 përqind të femrave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco