Vajza e Joaquín 'El Chapo' Guzmán, lordit famëkeq të drogës, u shfaq në rrjetin Facebook duke shpërndarë kuti me ushqim dhe pajisje higjiene për të moshuarit, në Meksikën e goditur nga pandemia.
Alejandrina Gisselle Guzmán u shoqërua nga skuadra e saj e punonjësve, teksa vizitoi lagjet e varfëra për të dorëzuar ndihmat, të cilat ishin të paketuara në kuti me foton e El Chapo-s.
“Në pako keni letra higjienike, tre lloje të ndryshme supe, vaj, sheqer, fasule dhe oriz,” tregon ajo.
© SYRI.net