NASA sjell Marsin në Tokë, finalizohet plani për të dërguar roverin që do të sjellë gurë nga planeti i kuq

NASA sjell Marsin në Tokë, finalizohet plani për të dërguar roverin që do të sjellë gurë nga planeti i kuq

14:50, 17/04/2020

NASA dhe Agjencia Hapësinore Europiane po bashkëpunojnë në një project 14 miliardë dollarë për të sjellë një copë nga Marsi në Tokë.

Agjencitë e prezantuan planin në një takim virtual këtë javë. Ata thanë se do ët dërgonin 3 anije të ndryshme kozmike, dy prej të cilave do të takoheshin në orbitën e Marsit.

Hapi i parë do të zhvillohet në korrik dhe përfshin dërgimin e roverit të NASA-s, të quajtur Perseverance në hapësirë. Roveri do të ulet në sipërfaqen marsiane në shkurtin tjetër, në kraterin Jezero.

Perseverance, do të ecë në hapësirën marsiane dhe do të mbledhë pluhur dhe gurë në tuba testimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco