Trajneri Ardian Pirraku tregon se si të mbahet barku i sheshtë në kushte shtëpie

Trajneri Ardian Pirraku tregon se si të mbahet barku i sheshtë në kushte shtëpie

13:20, 16/04/2020

Kanë kaluar më shumë se një muaj që kur kemi hyrë në karantinë.

Kështu, shumë persona më nuk mund të shkojnë në palestra pasi ato janë mbyllur, shkruan Syri Kosova.

Me apo pa dëshirë, shumë prej nesh jemi më larg fitnesit e më afër frigoriferit dhe ushqehemi në mënyrë të pakontrolluar.

Mirëpo, trajneri kosovar, Ardian Pirraku, po kujdeset që klientët e tij, por, edhe personat tjerë që ushtrojnë të mos e ndjejnë mungesën e palestrës dhe të ushtrojnë në kushte  shtëpie.

Po ashtu, duke e pasur parasysh që barku është pjesa më problematike e trupit dhe se pesha rritet më së shumti aty, Ardiani ka hedhur në llogarinë e tij në Instagram ushtrime të barkut që mund t’i bëni në një kënd të dhomës tuaj.

Në Instagram te Ardi mund të shihni edhe video e ushtrime tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco