Nga grumbull metalesh në makinë sportive ikonike, si u kthye Jaguari i 1964 në gjendjen ideale

Nga grumbull metalesh në makinë sportive ikonike, si u kthye Jaguari i 1964 në gjendjen ideale

11:57, 15/04/2020

Një makinë Jagaur E-Type Series 1 3.8 Fixed Head Coupe e vitit 1964, e cila u gjet e papërdorur prej 40 vitesh në një garazh, është kthyer në formën e saj origjinale dhe më të mirë nga një skuadër që është e specializuar në rikthimin e makinave ikonike sportive në gjendje fabrike.

Makina, që nuk ka marrë as një kthesë që nga viti 1979, është tashmë sërish një makinë sportive e magjishme me vlerë rreth 200,000 paundë.

Jaguar u zbulua në një garazh 3 vjet më parë në një gjendje të mjerueshme. Pas një kontrolli të targës, u vërtetua se ajo ishte një makine unike dhe më pas u ble për 50,000 paundë nga një firmë, e cila ia shiti më pas skuadrës.

Kjo makinë ishte një nga mjetet më të shpejta dhe më të bukura që ekzistonin në kohën e saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco