Kërkoi në internet për më shumë birra, firma e preferuar i dërgon së moshuarës 150 kanaçe

Kërkoi në internet për më shumë birra, firma e preferuar i dërgon së moshuarës 150 kanaçe

15:50, 14/04/2020

 

Një e moshuar u bë e famshme pasi një foto e saj u postua në internet. Në të gruaja 93 vjeçare mban një tabelë që shkruan ‘Kam nevojë për birrë’.

Për ta bërë edhe më specifike kërkesën e saj gruaja mbajti në dorë një kanaçe birrë të markës së saj të preferuar.

Marka nuk vonoi në përgjigjen e saj dhe i dërgoi zonjës 150 birra.

E gjithë kjo histori është bërë virale dhe gruaja vendosi të njoftonte ndjekësit për të renë e fundit.

Ajo bëri një tjetër tabelë, ku në të tani shkruhet ‘Mora më shumë birra’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco