'Lidhje të fsheha, premtime shpirtërore...', ja si do të jetë fundjava sipas Meri  Shehut

'Lidhje të fsheha, premtime shpirtërore...', ja si do të jetë fundjava sipas Meri Shehut

13:13, 11/04/2020

DASHI

Një njohje e mirë me dikë që ju shton humorin dhe mund të zgjeroj rrethin e interesave tuaja me gjëra të reja ndonëse jo shume të mëdha do ju bëjë të ndjeheni mirë. Favorizoheni në dashuri dhe komunikim erotik

Demi

Një premtim shpirtëror i thjesht por që do ju bejë të ndjeheni të sigurt në jetën personale do bëjë diferencën në jetën tuaj dhe do ju bëjë të hapni derën dhe të beni një lidhje apo njohje të re

Binjaket

Një komunikim me dikë që jeton largë dhe që papritur rikthehet me gjithë interesin dhe humorin tek ju do shkaktoj tek ju nje reagim shumë pozitive. Do planifikoni udhëtime së bashku

Gaforrja

Një lidhje e fshehtë do përparoj në një takim shumë intim dhe pasionant i cili do ju bejë të kuptoni që tashme keni gjetur njeriun e duhur. Kujdes në luften për pushtet aty ka vështirësi dhe humbje

Luani

Për ju kjo fund javë do sjelle pranë në një  mënyrë apo në  një tjetër një rreth miqsh me të cilët do kaloni shumë këndshëm dhe do flertoni shumë

Virgjerehsa

Do merrni lajmin për një shpërblim të mirë në lidhje me punën e rëndësishme që keni bërë në këtë periudhe shanset për të pranuar në propozim në jetën personale nuk mungojnë

Peshorja

Do jeni shenja me rezultative në dashuri dhe në lojën erotike. Por ka mundësi të ndjeheni mirë edhe nëse merreni me një art që shkakton pasion tek të  tjerët

Akrepi

Qëllimi juaj për tu plotësuar në planin erotik do jetë i fuqishëm dhe kjo padyshim do sjell rezultate të mira. Do surprizoheni nga një propozim shumë i dëshiruar por i pabesuar që mund të ndodhte

Shigjetari

Kujdes në lidhje me eproret  apo njerëzit me pushtet pasi do tentojne t’ju fusin në rrugë shumë të gabuara për intereat e tyre. Do bënit mirë të fuqizonit komunikimin me persona që ju bëjnë të ndjeheni mirë

Bricjapi

Jeni nga shenjat që do preferoni të keni vëmëndjen në lidhje me karrierën dhe politikën. Por ata që do jenë më largë luftës për pushtet  jeta do ketë dhurata të mira në punë dhe njohje e takime erotike

Ujori

Do preferoja që në shenjën tuaj këtë periudhe të mbizotëroj optimizmi dhe dëshira për të flertuar dhe dashuruar pse jo. Keni fatin e një periudhe shumë energjike

Peshqit

Në shtëpinë tuaj do ketë mundësi të futen njerëz që do ju ngrenë humorin dhe do ju krijojne situata shumë të këndshme dhe njohje apo propozime të mira

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco