Del në shitje shtëpia e pushimeve të princeshës Diana, parajsa në ishullin e izoluar

Del në shitje shtëpia e pushimeve të princeshës Diana, parajsa në ishullin e izoluar

22:31, 10/04/2020

Një shtëpi në të cilën askush nuk do ta kishte problem të izolohej është tashmë në shitje. Bëhet fjalë për një shtëpi në Bahamas, me një pishinë, 5 dhoma gjumi, një tarrcaë dhe rërë të bardhë që e rrethon.

Kjo shtëpi dikur ka qënë pronë e princeshë Dianës dhe ajo atë e përdori në pushimet e vitit 1993 me djemtë e saj William dhe Harry.

Tani prona e gjendur në Lyford Cay, një komunitet të mbyllur në perëndim të ishullit New Providence, është për shitje për 12,5 milionë dollarë.

Ken Wharfe, oficeri mbrojtës i princeshës për 6 vjet, shkroi rreth qëndrimit të saj në plazhin casuarina në librin e tij të 2017-ës.

Ai e përshkruan pronën si një objekt që ofron shumë privatësi, duke qënë se është pjesë e një kompleksi luksoz, i cili ka siguri private dhe mbahet në mënyrë të përkryer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco