Pandemia zhduk gatimet luksoze, ja çfarë ka ndodhur me restorantet më të mira

Pandemia zhduk gatimet luksoze, ja çfarë ka ndodhur me restorantet më të mira

13:59, 08/04/2020

Pandemia e koronavirusit ka ndryshuar gjithçka për restorantet.

Shërbimi taksi është e vetmja mënyrë që ata kanë për të mbijetuar dhe këtë e kanë kuptuar edhe restorantet më luksoze.

Por kjo do të thotë se ata nuk munden më të servirin si më parë, por duhet të mjaftohen në pamje më të thjeshta.

Shumë restorante, të nderuar me yje Mishelin për cilësinë e tyre, kanë hequr dorë nga teknikat e gastronimisë molekulare dhe janë kthyer drejt ushqimeve të thjeshta.

Restoranti Canlis në Seattle mbylli sallën e tij dhe hapu një dritare ku klientët mund të vijnë ta marrin me makinë pa rrezikuar. Tashmë ky restorant dikur luksoz, tashmë gatuan hamburger, sanduiç dhe gatime të thjeshta shtëpie.Seattle tani dhe se gjithsesi ato nuk mund të paketohen.

Ky restorant madje filmon live dhe një pianist duke luajtur, në mënyrë që klientët të provojnë eksperiencën e plotë të restorantit edhe në shtëpi.

Një tjetër restorant luksos, grupi Alinea, ka gjetur një zgjidhje tjetër që përfshin shërbimin taksi. Secili filial i grupit gatuan vetëm një pjatë në ditë. Kjo pjatë ndryshon çdo ditë dhe mundëson cilësinë e lartë të saj.

Kjo zgjidhje e thjeshtë ka rezultuar e favorshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco