Prodhuesi i makinave vjen në ndihmë, prodhon maska me anë të printimit 3-D

Prodhuesi i makinave vjen në ndihmë, prodhon maska me anë të printimit 3-D

10:45, 07/04/2020

Prodhuesi i makinave japoneze, Toyota, lajmëroi se do të fillojë të prodhojë 500-600 maska mbrojtëse në javë, duke përdorur printimin 3-D.

Ajo shpreson ta rrisë këtë normë prodhimi së shpejti.

“Toyota do të bëjë çfarë të mundet për të ndihmuar stafin mjekësor në linjën e parë me koronavirusin,” tha kompania në një deklaratë.

Deklaraa tha se Toyota do të fillonte gjithashtu prodhimin e termometrave dhe pajisjeve të tjera mbrojtëse. Firma po punon gjithashtu me prodhues ventilatorësh për të rritur prodhimin.

Një tjetër ndihmë që kompania po konsideron është transportimi i punonjësve me makinat e saj, në mënyrë që të shmanget transporti publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco