Bëhet shkak koronavirusi, pezullohet prodhimi i birrës Corona

Bëhet shkak koronavirusi, pezullohet prodhimi i birrës Corona

19:06, 03/04/2020

Prodhimi i birrës Corona është duke u pezulluar përkohësisht në Meksikë për shkak të pandemisë coronavirus.

Grupo Modelo, kompania që e prodhon birrën, e postoi njoftimin në Twitter, duke thënë se ‘po ndalon prodhimin dhe tregtimin e birrës së saj sepse qeveria meksikane ka mbyllur bizneset jo thelbësore’.

Ndërmarrja në pronësi Anheuser-Busch Inbev bën edhe birra Modelo dhe Pacifico.

Këtë javë, qeveria meksikane njoftoi pezullimin e aktiviteteve jo thelbësore në sektorin publik dhe privat deri në 30 Prill, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit. 

Vendi ka më shumë se 1.500 raste dhe 50 vdekje, sipas Johns Hopkins, njofton CNN.

Grupo Modelo është gati të miratojë një plan për të “garantuar furnizimin me birrë” nëse qeveria meksikane vendos të përfshijë birrat si thelbësore.

Emri i rastësishëm i Corona birrës me virusin ndikoi në shitjen e saj.

Zyrtarë të ndryshëm thanë se shitjet e markave të saj të birrës u rritën për 8.9% në tre muajt e parë të këtij viti, me Modelo dhe Corona që u shitën më së miri. 

Shitjet u përshpejtuan në tre javët e para të marsit, tha kompania, 24% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Birra dhe alkooli tjetër po rriten në shitje këtë muaj pasi amerikanët po detyrohen të izolohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco