Apple publikon patentët për aplikacionin e ri, ndihmon të verbërit për foton perfekte

Apple publikon patentët për aplikacionin e ri, ndihmon të verbërit për foton perfekte

15:24, 03/04/2020

Kompania Apple mund të krijojë në Iphone-n e rradhës një aplikacion që do të ndihmojë ata që kanë probleme me shikimin të bëjnë foton e përkryer.

Gjiganti i teknologjisë do ta pajisë atë me aftësinë për të vlerësuar skenën ku po bëhet fotoja dhe nëse telefoni duhet rregulluar apo drejtuar në një linjë të caktuar.

Përgjigjien telefoni do ta japë nëpërmjet dridhjeve ose këshillave që i lexon me zë.

Aplikacioni mundet gjithashtu të njohë fytyrat nga fotot e përdoruesit dhe t’i përmend ata me emër në foto.

Patenta e këtij aplikacioni u publikua ditën e sotme, por nuk dihet se kur do të prodhohet vetë telefoni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco