Horoskopi na tregon ç’duhet të bëjë çdo shenjë në karantinë

Horoskopi na tregon ç’duhet të bëjë çdo shenjë në karantinë

12:55, 29/03/2020

Karantina mund të jetë shumë e mërzitshme nëse nuk di se çfarë të bësh, por yjet na vijnë në ndihmë dhe këtu. Shiko se çfarë sugjeron horoskopi për ty, bazuar në shenjën tënde të diellit.

Dashi

Ju jeni një shenjë shumë aktive dhe keni nevojë të ndiheni të tillë vazhdimisht. Mos lejoni mbylljen e palestrave të ju lërë pa ushtrimet tuaja rutinë, por bëjini ato në shtëpi. Ndiqni klasa online zumba apo mësoni një kërcim të ri.

Demi

Ju udhëhiqeni nga venusi, kështu që luksi dhe jeta e ngadaltë është idealja për ju. Kërkojini dikujt t’ju bëjë një masazh të gjatë, relaksues me një vaj bimor. Mbillni lule apo kujdesuni për ato që keni.

Binjakët

Askush nuk mund t’ju ndajë nga miqtë tuaj dhe komunikimi me ta! Shkarkoni aplikacione që ju lejojnë të flisni me kamera me ta dhe argëtohuni në rrjete sociale. Mos lini pas dore edukimin tuaj dhe merrni në dorë një libër.

Gaforrja

Familja është shumë e rëndësishme për ju, por të jesh i mbyllur në mes të 4 mureve vetëm me ta mund të kthehet në një makth. Gatuani për ta një recetë të vecanntë që të mos mbeteni pa asnjë aktivitet.

Luani

Për ju është shumë e rëndësishme të dukeni dhe të jeni në formën tuaj më të mirë, por karantina mund t’ju shkaktojë vështirësi, pasi nuk keni pse të bëheni gati. Mos e lini këtë t’ju pengojë, por hapni garderobën dhe provoni kombinime të reja. Bëni foto me to dhe do të ndiheni më mirë.

Virgjëresha

Më në fund keni pak kohë të lirë! Shfrytëzojeni këtë kohë për të qënë produktivë dhe shihni filmat në listën tuaj dhe lexoni librat që keni kohë që i mendoni.

Peshorja

Bëni makeup edhe pse do të rrini në shtëpi dhe zëvendësojeni koncertin ku do të ishit me një në dhomën tuaj. Do të ndiheni shumë më mirë pas disa orëve kërcim.

Akrepi

Luani një lojë tavoline, ku mund të shfaqni konkurrencën tuaj, si monopoly, apo shihni serialin tuaj të preferuar.

Shigjetari

Ju keni shumë energji kështu që nuk mund të rrini gjithë ditën kot në shtëpi. Dilni për një xhiro me biçikletë dhe merruni me mësimin e diçkaje të re kur të ktheheni.

Bricjapi

Ndihuni produktivë dhe merruni me pastrimin e shtëpsië. Gatimi do t’ju sjellë gjithashtu shumë kënaqësi.

Ujori

Mësoni gjëra të reja në youtube apo shihni filma që keni prej kohësh që i mendoni. Merruni me nëj project të ri.

Peshqit

Kujdesuni për veten duke bërë  një banjo të gjatë dhe maska për fytyrën dhe flokët.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco