Klopp krahason Liverpoolin me gruan e tij

Klopp krahason Liverpoolin me gruan e tij

14:22, 22/02/2020

Jurgen Klopp në pak vite arriti të ndryshonte krejtësisht lojën e skuadrës së Liverpool, madje sjellë në “Anfiel Road” edhe Ligën e Kampioneve.

Gjermani së fundmi ka dhënë një intervistë për “Sky Sport”, ku ka zbuluar edhe se si është ndjerë në momentin e parë që ka mësuar se  “të kuqtë” interesoheshin për ta marrë atë si trajner.

“Kur dëgjova agjentin tim që më tha se Liverpooli është i interesuar për mua mendova me vete: ‘O Zot’. Ishte sikur pashë për herë të parë gruan time. E ndjeva Liverpoolin që në momentin e parë”, shprehet Klopp.

Objektiv i Klopp për këtë sezon është të fitojë Premierligen me “të kuqtë”, trofe që i mungon prej 30 viteve dhe duket se këtë sezon do të marrë fund gjithçka pasi janë mbi 20 pikë larg vendit të dytë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco