Guardiola flet për të ardhmen: Unë nuk mund ta parashikoj, por nëse...

Guardiola flet për të ardhmen: Unë nuk mund ta parashikoj, por nëse...

13:27, 22/02/2020

Pep Guardiola është pjesë e Manchester Cityt që prej vitit 2016 dhe ka kontratë me ta deri në qershor të vitit 2021.Mirëpo se fundmi është përfolur për largimin  e tij nga “Qytetarët”.

 Shkaku i kësaj është dënimi i Cityt me 2 vite përjashtim nga Liga e Kampioneve.

Në një prononcim për mediat, tekniku spanjoll u shpreh se nëse klubi është i lumtur me të ai do ta vazhdojë kontratën.

“Unë nuk mund ta parashikoj se çfarë do të ndodh në të ardhmen, kam kontratë edhe për një vit me Cityn. Nuk e përjashtoj mundësinë që të vazhdoj kontratën, nëse klubi është i lumtur me mua”, tha Guardiola.

“Tani jam i përqendruar në këto tre muajt e fundit të sezonit e pastaj do të kem kohë për të menduar”.

Guardiola thotë se arsyeja kryesore nëse do të ndryshoj skuadër është për shkak të lumturisë.

“Gjëja kryesore është se nuk jam penduar që kam ardhur te City”.

“Nëse besoj se diku tjetër do të jem më i lumtur, kjo do të ishte arsyeja që do të ndryshoja skuadër”, përfundoi Guardiola.

49-vjeçari ka drejtuar Cityn në 214 ndeshje ku ka marrë 159 fitore, 25 barazime dhe 30 humbje.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco