Klopp konfirmon mungesën e kapitenit të Liverpoolit

Klopp konfirmon mungesën e kapitenit të Liverpoolit

15:49, 21/02/2020

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka konfirmuar se mesfushori dhe kapiteni Jorgan Henderson do të jetë jashtë fushës së lojës për tri javë për shkak të një dëmtimi muskulor.

Mesfushori anglez bëri disa teste mjekësore pas përballjes së Liverpoolit me Atletico Madridit në mesjavë në ndeshjen e 1/8-ës të finales së Ligës së Kampionëve, që përfundoi me fitoren 1-0 për madrilenët.

“Mund të kishte qenë edhe më keq. Ishte lëndim muskulor, por nuk është edhe aq keq. Ai do të jetë jashtë skuadrës për tri javë ose diçka e tillë. Nuk është një gjë e mirë, por ne përsëri besojmë se ishim me fat në këtë rast”, ka thënë Klopp.

Kapiteni i Liverpoolit u zëvendësua afër fundit të ndeshjes të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit, pasi e pësoi këtë lëndim muskulor.

James Milner e zëvendësoi bashkëlojtarin e tij pas 80 minutave lojë, duke e lënë tani trajnerin Jurgen Klopp të mos jetë i sigurt nëse do t’i kthehet kapiteni në kohë për ndeshjen e kthimit më 11 mars.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco