Reali vonon rinovimin e kontratës me Sergio Ramos

Reali vonon rinovimin e kontratës me Sergio Ramos

14:49, 21/02/2020

Sergio Ramos dhe Reali i Madridit janë në bisedime të vështira për rinovimin e kontratës.

Qendërmbrojtësi 33-vjeçar kërkon të firmosë një kontratë të re 2-vjeçare, por klubi nuk duket në nxitim dhe dëshiron që të presë deri në verë.

Sipas “AS”, kapiteni, i cili kërkon një kontratë më të gjatë se 1- vjeçare, bie ndesh me politikën e klubit, që nuk u ofron një marrëveshje më të gjatë se 12 muaj futbollistëve që kanë kaluar moshën 32 vjeç.

Florentino Perez pranon që të rinovojë me lojtarin vit pas viti dhe nëse ai do të ruajë të njëjtin nivel edhe sezonin e ardhshëm, i është premtuar një kontratë deri në vitin 2022, vitin kur do të luhet Botërori i Katarit.

Për të nisur bisedimet në këto momente as që bëhet fjalë për një lojtar që mbush 34 vjeç në fund të muajit mars.

Kontrata aktuale e ish-lojtarit të Sevilla-s skadon në vitin 2021, kur ai do të jetë 35 vjeç

Veterani e ka bërë gjithnjë të qartë objektivin e tij për ta mbyllur karrierën në “Santiago Bernabeu”, ku ai ka kaluar 15 vitet e fundit.

Por duke parë rrogën e tij të lartë, e cila barazohet vetëm nga ajo e Gareth Bale në klub, e bën Realin të hezitojë për rinovimin e kontratës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco