Sormani: S’më intereson derbi, dua që skuadra të japë gjithçka ndaj Bylisit

Sormani: S’më intereson derbi, dua që skuadra të japë gjithçka ndaj Bylisit

14:01, 21/02/2020

Partizani do të luajë një ndeshje tepër të vështirë, nesër në orën 17:00, teksa do të presë Bylisin, në “Air Albania”.

Të kuqtë vijnë pas një fitore deçizive ndaj Laçit në transfertë dhe duan të vazhdojnë me të njëjtin ritëm, por vetëm e thjeshtë nuk do të jetë, pasi Bylisi ka treguar se është gati të marrë pikë.

Për këtë takim ka dalë në konferencë, trajneri Adolfo Sormani, që është shprehur se Bylisi është një ekip që meriton respekt.

Ai nuk folur për derbin ndaj Tiranës që do të luhet javën tjetër.

Unë pretendoj që skuadra të japë gjithçka në fushën e lojës. Në Laç pashë një skuadër të përqendruar dhe agresive për të arritur fitoren. Tashmë çdo gjë është një histori e kaluar, tani duhet të shikojmë ndeshjen e radhës”, tha fillimisht tekniku i kampionëve.

Mbrojtja dhe skualifikimet nga kartonët...?

Ajo që më preokupon më shumë është që skuadra të stërvitet mirë. Kartonët janë pjesë e kampionatit dhe për më tepër kemi një organikë të plotë. Duhet të mbështesim lojtarët që janë në stol, pasi jemi një skuadër.

Derbi dhe mungesat nga kartonët?

Nuk e mendoj aspak ndeshjen me Tiranën, jemi të fokusuar për ndeshjen me Bylisin. Mendoj se është një ndeshje e vështirë. E ardhmja është vetëm nesër. Bylisi është një skuadër shumë agresive. Ne do të hyjmë në fushë me kokën ulur, do të përqendrohemi që të marrim rezultatin.

Golat nga goditjet standarde apo nga aksioni?

Unë pres një skuadër agresive dhe të tjerat nuk më interesojnë.

Më intereson që sulmuesit të punojnë për skuadrën. Ta mbajnë skuadrën të bashkuar dhe ta zgjasin në fushë. Dua që të luajnë vetëm për skuadrën, të tjerat nuk më interesojnë. Për mua sulmuesi duhet të shkrihet me grupi, edhe kur mbrohemi të jetë aty.

Do përfitojë Partizani nga ndeshja e Kukësit me Tiranën?

I respektoj kundërshtarët, por garën time dua ta bëj me ekipin  tim. Nëse unë nuk marrë pikët, është e kotë të shoh të tjerët. Për mua rezultati i sotëm nuk më intereson, por dua të bëhet një ndeshje e bukur për futbollin shqiptar.

Tersi i “Air Albania?

Gjërat janë bërë për t’u ndryshuar. Nuk mendoj se varet nga fusha. Varet nga dëshira dhe performanca e skuadrës. Unë kam folur me klubin dhe mendoj se kemi vendosur së bashku ta zhvillojmë në “Air Albania” ndeshjen. Fusha nuk do të jetë problem, edhe pse do luhet një ndeshje sot.

Skuadra është e plotë?

Kemi të gjithë lojtarët në dispozicion, përveç Bitrit. Në pikëpyetje mbetet Boldor.

Partizani do bëje diferencë?

Mendoj se do të jetë një ndeshje e vështirë. Bylisi do të jetë një skuadër agresive dhe e fortë afërsisht si Laçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco