Icardi, Di Maria dhe Cavani festojnë pas humbjes me Dortmundin, inatosen tifozët e PSG-së

Icardi, Di Maria dhe Cavani festojnë pas humbjes me Dortmundin, inatosen tifozët e PSG-së

12:55, 21/02/2020

“Stuhia” nuk ka të ndalur te PSG-ja. Dy ditë pas humbjes në Ligën e Kampionëve kundër Dortmundit, Mauro Icardi, Di Maria dhe Cavani, me shumë miq të tjerë, kanë kërcyer dhe janë argëtuar deri në të gdhirë për festën e trefishtë të ditëlindjeve të tyre.

Një festë që vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit, mes birrës dhe muzikës latine, zemëroi dhe inatosi trajnerin Thomas Tuchel.

Videot dolën shumë shpejt në profilet e rrjeteve sociale të lojtarëve dhe të të ftuarve, gjithashtu edhe nga Wanda Nara.

Padyshim që kjo festë ka inatosur trajnerin dhe tifozët e skuadrës, të cilët ende nuk kanë harruar humbjen në Gjermani.

Në fillim të këtij muaj ishte Neymar që organizoi një festë të madhe 48 orë para një ndeshje kampionati duke “minuar” ambientin te skuadra pariziene.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco