Buffon: Lazio bëhet më e frikshme se Interi për titullin kampion

Buffon: Lazio bëhet më e frikshme se Interi për titullin kampion

10:29, 21/02/2020

Në Serie A këtë sezon po bëhet një garë e fortë për titullin kampion mes tre skuadrave, Juventusit, Lazios dhe Interit.

Aktualisht, pas 24 javësh, bardhezinjtë kryesojnë me 57 pikë, Lazio ka 56 dhe Interi 54.

Mesa duket deri në fund Serie A do të prodhojë emocione, teksa nga kampi juventin, portieri Gianluigi Buffon ka mendimin se lacialët mund të jenë më të rrezikshëm se zikaltrit.

“Nëse Interi do të shkonte më tej në Europa League, unë me siguri do të thoja që Lazio, duke luajtur vetëm të dielave, mund të ishte më e frikshme në garën për titull”, deklaroi portieri veteran i Juventusit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco