Njerëzit kërkojnë të largohen për shkak të Koronavirusit, futbollisti firmos me ekipin e Wuhan

Njerëzit kërkojnë të largohen për shkak të Koronavirusit, futbollisti firmos me ekipin e Wuhan

19:57, 20/02/2020

Ndërkohë që shumica e njerëzve që jetojnë në qytetin e Whuan (Kinë)  kërkojnë të largohen që andej për shkak të Koronavirusit, tërësisht e kundërta ka ndodhur me futbollistin portugez Daniel Carrico.

Ky i fundit, pas 6 sezonesh e gjysmë me fanellën e Sevillas, ku arriti të fitojë edhe tre herë Europa Leaguen, vendosi të bëjë të kundërtën e kolegëve të tij, pasi firmosi me skuadrën e Wuhan Zall, ku do të luajë në sezonin që pritet të nisë së shpejti në Kinë.

Mbrojtësi 31-vjeçar sfidon kështu Koronavirusin, duke shkuar të luajë pikërisht në qytetin ku edhe është origjina e virusit vdekjeprurës, që po përhapet me shpejtësi në Kinë dhe në shtete të tjera të botës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco